Aktori amerikan del nga burgu: Mbi të rëndonin shumë akuza për përdhunime
Aktori amerikan Bill Cosby, i cili u dënua në 2018 me akuzat e përdhunimit, u la i lirë, tha Departamenti i Korrektimeve të SHBA.
Ai u la i lirë pasi Gjykata e Lartë e Pensilvanisë vendosi të anulojë vendimin e mëparshëm.
Gjykata deklaroi në vendim se Cosby nuk duhej të akuzohej pasi ai arriti një marrëveshje me ish-prokurorin 15 vjet më parë, sipas të cilit nuk duhet të kishte gjyq kundër tij.
Cosby është i njohur më së shumti për rolin e tij në serialin komedi nga vitet tetëdhjetë “Cosby Shoë”, për shkak të së cilës ai u mbiquajt “Daddy of America”.