Burri i Albulena Haxhiut publikon foton e vajzës që ministrja solli në jetë: Andrra ia lënë emrin

Burri i Albulena Haxhiut publikon foton e vajzës që ministrja solli në jetë: Andrra ia lënë emrin

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është bërë sot me vajzë. Ajo ka lindur sot në Klinikën Gjinekologjike në QKUK.

Bashkëshorti i saj Alban Krasniqi, ka publikuar një fotografi të vajzës e po ashtu ka treguar edhe emrin e saj.

“Të gëzuar dhe mëse të lumtur.Andrra erdhi në jetë!”, ka shkruar ai.

Drejtori i kësaj klinike, Jakup Ismajli e ka konfirmuar këtë për Insajderin.

Ai ka treguar se Haxhiu ka lindur sot në orën 03:30 dhe gjendja e saj dhe e foshnjës është shumë e mirë.

Shpërndaje në: