E konfirmon edhe Marota: “Hakimi po shkon në Psg”

E konfirmon edhe Marota: “Hakimi po shkon në Psg”

Drejtori gjeneral i Interit Giuseppe Marotta ka konfirmuar se mbrojtësi i krahut të djathtë Achraf Hakimi do të jetë një lojtar i PSG-së brenda 24 orëve të ardhshme.

 

Hakimi u bashkua me Interin verën e kaluar nga Real Madridi, dhe marokeni ndihmoi klubin ta fitonte titullin në sezonin 2020-21 në sezonin e tij të parë me klubin.

Sidoqoftë, mes vështirësive financiare të Interit, klubi është detyruar të shesë Hakimin për të mbledhur fonde.

“Ne jemi në fazat e fundit për kompletimin e kalimit të Hakimit në PSG, do të jetë një punë e përfunduar brenda 24 orësh,” tha Marotta për “Sky Italia”.

“Padyshim, ky është një moment i dhimbshëm për ne, por unë jam një administrator që duhet të garantoj ekonominë dhe qëndrueshmërinë e klubit gjatë një kohe të vështirë për botën e futbollit në përgjithësi”.

“Sapo të përfundojë operacioni Hakimi, ne do të kemi pak hapësirë për të marrë frymë dhe ne me të vërtetë shpresojmë se nuk do të kemi më nevojë të shesim ndonjë lojtar tjetër të madh, pasi duam të ruajmë pjesën më të madhe të skuadrës që fitoi Scudetton”.

Hakimi ishte njëri nga lojtarët kryesor për Interin në edicionin 2020-21, duke shënuar shtatë herë në kampionat dhe duke bërë tetë asistime.

Shpërndaje në: