Një bukuroshe e vërtetë: Dua Lipa pozon për ‘VF’ dhe flet për dashurinë ndaj Kosovës
Këngëtarja nga Kosova me famë botërore, Dua Lipa, pozoi për numrin e ri të revistës “Vanity Fair”, ku gjithashtu realizoi edhe një intervistë në të cilën përveç sukseseve të saj dhe projekteve muzikore ajo foli edhe për prejardhjen e saj, ndërsa tregoi edhe emocionet që përjetoi kur u shpall Pavarësia e Kosovës.
Ajo ishte vetëm 12-vjeçe dhe shikonte në TV, në banesën e familjes së saj kur Kosova e shpalli Pavarësinë, shkruan Demokracia.com.
“Më kujtohet që pashë gëzimin e prindërve të mi dhe të familjes time dhe të gjithëve, duke dëgjuar tërë qytetin duke ulëritur kur ndodhi Dita e Pavarësisë”, tha Dua.
Këngëtarja foli edhe për kohën e luftës në Kosovë, ndërsa rrëfen rrugëtimin e saj për t’u bërë emër i mirënjohur në muzikë.
Dua lindi në Londër në vitin 1995, ndërsa kur ishte 11-vjeçare së bashku me familjen e saj u transferuan në Prishtinë, prej nga edhe e kanë prejardhjen.
“Po kthehesha në vendin ku pothuajse ndjeja se i përkisja”, tha ajo. “Ishte me të vërtetë emocionuese për mua të shkoja në një vend ku gjithashtu ndihesha se, në një farë mënyre, do të isha më normal”.
Por pas katër vitesh, ajo vendosi të kthehej sërish në Londër, pasi besonte se vetëm aty mund të zhvillonte karrierën e saj, dhe ashtu ndodhi, shkruan Demokracia.com.
Për pak vite ajo depërtoi në industrinë e muzikës duke u bërë një nga këngëtaret më të famshme në botë.
Në këtë intervistë Dua tregon se vendosmëria e saj për të qëndruar në tregun muzikor, I dha asaj suksesin që gëzon tani.
“Ju doni të tregoni se jeni këtu për të qëndruar dhe doni të tregoni se nuk ka të bëjë vetëm me një album ose një këngë të suksesshme apo çfarëdo qoftë ajo”, tha ajo. “Thjesht doja të sigurohesha që kësaj here, do të kisha shumë në kontroll faktin që do të bëj muzikë, e pastaj do të bëj prova. Dhe pastaj kur të hyj dhe të bëj shfaqje, të gjitha do të jenë mahnitëse. Unë do t’u vërtetoj njerëzve se mund ta bëj këtë dhe se jam këtu për të qëndruar “.
Albumi i parë “Don’t Start Now” i cili u publikua në qershor të vitit 2017 u pëlqye shumë nga publiku, duke e bërë kështu artisten më të dëgjuar britanike në Spotify, shkruan Demokracia.com.
Albumi i saj i dytë “Future Nostalgia” të cilin Lipa e publikoi gjatë kohës kur e gjithë bota ishte në karantinë për shkak të pandemisë së koronavirusit, i dha asaj famën më të madhe duke u bërë një nga albumet më të dëgjuar në tërë botën, si dhe fitues i shumë çmimeve.
Ky sukses i solli Lipës respektin për të cilin ajo kishte shpresuar ndërsa i jepte asaj shumë mundësi për t’u argëtuar pavarësisht nga vështirësitë e vitit 2020. Tani ajo është në ujëra të paeksploruara dhe i takon asaj të gjejë një vend në panteonin e popit.