Pamjet nga parku i fansave gjermanë gjatë huqjes së Mullerit janë aq të mira, sa që kanë shkuar viral

Pamjet nga parku i fansave gjermanë gjatë huqjes së Mullerit janë aq të mira, sa që kanë shkuar viral

Jo, vërtetë ndodhi.

Anglia mposhti Gjermaninë 2-0 në fazën e eleminimit direkt të Euro 2020 në ‘Wembley’, të martën mbrëma.

Para të paktën 40 mijë fansave anglezë në ‘Wembley’, skuadra e Gareth Southgate bëri hapin para drejt sjelljes së trofeut ‘në shtëpi’ dhe siguroi një cerekfinale më të lehtë në letër, kundër Ukrainës të shtunën.

Sidoqoftë, gjërat kanë mundur të shkonin ndryshe për gjermanët pas golit të parë të Anglisë.

Një pasim i shkurtër i Raheem Sterlingut përfundoi në këmbët e Kai Havertz, i cili menjëherë shërbeu Thomas Mullerit që po shkonte drejt portës.

Askush nuk po arrinte ta zinte atë dhe, sigurisht, është dashur të ishte 1-1 në 10 minutat e fundit.

Mirëpo, Muller vazhdoi në mënyrë të pashpjegueshme të gjuante jashtë kornizave të portës.

Dhe falë disa pamjeve nga një park i gjermanëve, mund ta përjetojmë përsëri momentin si u ndjen ‘Die Mannchaft’ në ato caste.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: