Fjalët brutale me të cilat nëna e Rabiot iu drejtua babait të Mbappe në tribuna, pas huqjes së penalltisë vendimtare

Nëna e Adrien Rabiotit raportohet se u përplas me familjen e Paul Pogbas dhe Kylian Mbappe, pas eleminimit dramatik të Francës nga Euro 2020.
Kampionët e botës u përjashtuan nga kompeticionit të martën nga Zvicra, e cila mposhti skuadrën e Didier Dechamps me rezultat 5-4 në penallti, transmeton Periskopi.
Dhe sipas raporteve nga Franca, pati skena tensionuese pas eleminimit të ‘Les Bleus’.
Gazeta franceze ‘RMC Sport’ potencon se Veronique Rabiot u përfshi në një argument të nxehtë me familjet e Pogbas dhe Mbappe, menjëherë pas vërshëllimës së fundit.
Veronique thuhet se fillimisht e humbi qetësinë pas golit të barazimit të Zvicrës në minutën e 90-të, teksa me frustrim përmendi mënyrën si Pogba humbi topin gjatë aksionit.
Dhe pas vërshëllimës së fundit, ajo pastaj sulmoi me fjalë prindërit e Mbappe – duke i thënë babait të futbollistit që ta bëjë ‘më pak arrogant’.
Familjarët e futbollistëve të tjerë të Francës e panë konfrontimin e Veroniques me më të dashurit e Mbappe dhe Pogba.
Ata thuhet se kanë mbetur të ‘shokuar’ nga veprimet e saj pas ndeshjes. /Periskopi.com/