Flasin ekspertët: Smartphonet tuaj përgjohen, ja çfarë të bëni!

Flasin ekspertët: Smartphonet tuaj përgjohen, ja çfarë të bëni!

Mikrofonët tani nuk përdoren vetëm për telefonata. Asistentët inteligjent të kontrolluar ndërmjet zërit sic është Siri në Apple , Google Assistant dhe Microsoft Cortana gjenden praktikisht në cdo smartfonë.

Ne i përdorim shpesh për pyetje , për njoftime dhe për të rregulluar takime të ndryshme. Aplikacionet dhe lojrat gjithashtu mund të kërkojnë akses në mikrofona dhe shpesh e bëjnë. Por a e dijmë ne se cfare po dëgjojnë dhe se cfarë ndodh me rekordet që ato regjistrojnë.

“Smartfonat janë pajisje të vogla përgjimi “raporton TechSot.al se ka thënë Michelle De Mooy, drejtor i Center for Democracy and Technology Privacy and Data Project.

Ne me të vërtetë i mendojmë telefonat si pajisje shumë personale por ama ato janë mbledhës të shumë informacioneve përshirë edhe ato audio.

Nëse keni dyshime , klikoni mbi këtë link dhe do të gjeni cdo aktivitet që keni bërë në shërbimet Google , madje nëse klikoni mbi Filter By Date and Product dhe zgjidhni opsionin Voice and Audio dhe të klikoni search , ju do të gjeni një listë të të gjithë rekordeve audio që keni bërë.

Shumë pak njerëz e dijnë se ka të dhëna aty.

Në pjesën më të madhe të rasteve të dhënat tuaja nuk po përdoren nga njerëz, por ama përdoren nga kompjutera të ndryshmë . Kompanitë përdorin algoritma të ndryshme për të kërkuar paterns të ndryshmë në mënyrë që të studiojnë sjelljet konsumatore të mundshme të njerzve.

Të dhënat audio mund të zbulojnë shumë gjëra. Zhurmat në ambjent zbulojnë nëse jeni në një dhomë ndjenje apo në banjo ose se më kë jeni ose edhe nëse jeni në gjumë.

Edhe nëse ju nuk po thoni asgjë interesante, të dhënat mblidhen bashkë me të dhënat e tjera dhe nga këtu ato do të krijojnë një profil të detajuar të cdo kujt.

Vitin e kaluar CDT alarmoi Komisionin Federal të Tregëtisë për një teknologji të quajtur SilverPush. Ajo përdor të dhënat audio të të gjurmuar të gjitha aktivitet tuaja. Televizori juaj emeton një ton të caktuar gjatë reklamave i cili është i padallueshëm për ne , por që kapet nga telefoni. Kështu që tani mund të lidhin telefonin me televizorin .

Reklamuesit po zhvillojnë shumë teknika për lidhjen e pajisjeve , pasi sa më saktë tua përgjojnë pajisjet , aq më lehtë është për ta që tua reklamojnë ato juve. Por sështë e vështirë të mendosh aplikime të ndryshme për këtë teknologji . Cdo qeveri që është e interesuar se me ke takoheni mund të luaj një ton të caktuar i cili luhet ndërmjet televizori , ton i cili do të kapet nga cdo telefon në dhomë , duke bërë të mundur të identifikohet i gjithë grupi.

Por si të veprojmë nëse jemi të shqetësuar me këto ?

Me shërbimet si Siri ose Google Assistant telefoni juaj është gjithmonë duke ju dëgjuar për një fjalë kyce . Nuk fillon të regjistroje asgje audio deri pa pëgjuar “OK Google ” ose “Hey Siri”. Ju mund ta fikni këtë opsion shumë lehtë. Psh në telfonat Android thjeshte shkoni : Settings> Google> Search& Noë> Voice dhe fikni “Ok Google”.

Kur përdorim GPS të paktën del një ikon GPS kur një aplikacion e përdor atë , por kur përdoret mikrofoni ose sensorë të tjerë të dhënat , ne nuk e dijmë cfare po përdoret dhe jo.

Të mbash vetëm aplikacionet popullore dhe ato që nuk kërkojnë akses te mikrofonat është një lëvizje e zgjuar.

 

 

Shpërndaje në: