Kritikoi Xhakën rëndë për frizurë, gazetari detyrohet edhe vetë t’i bëjë flokët e bardha pasi humbi bastin
Kryeredaktori i gazetës zvicerane, Blick, Andreas Boni ka ngjyrosur flokët e bardha, kjo pasi kishte kishte vendosur bast me një tifoz, në rast se ‘Helvetikët’ kualifikohen tutje, ai do t’i bënte flokët e bardha si Xhaka.
Në videon që e ka publikuar vet ai, Boni ka thënë se bastet janë borxhe nderi.
“Borxhet e basteve janë borxhe nderi. Unë kam kritikuar ashpër Granit Xhakën dhe kam premtuar se në rast se kalojnë në çerekfinale do t’i lyej edhe unë”, ka thënë Boni.
«Wettschulden sind Ehrenschulden. Ich habe Granit Xhaka und Co für das Einfliegen des Coiffeurs hart kritisiert und versprochen, die Haare auch zu färben, wenn sie den Viertelfinal erreichen. Die Nati hat geliefert – und darum habe ich das nun auch getan.» pic.twitter.com/Xfg8Y1OmND
— Andreas Böni (@AndreasBoeni) June 29, 2021
Ndryshe, gazetari në fillim të Kampionatit Europian “Euro 2020” kritikoi ashpër futbollistët zviceran, në veçanti Granit Xhakën, kjo për shkak se ky i fundit ngjyrosi flokët me të bardhë dhe bëri një tatuazh.