Vladimir Petkovicit i bëhet zemra mal pas gjestit të Xhakës në konferencë për shtyp
Ylli shqiptar, Granit Xhaka shkëlqeu në takimin e mbrëmshëm të Zvicrës ndaj Francës, ku u zgjodh edhe ‘Lojtari i Ndeshjes’.
Mesfushori i Arsenalit dhuroi një super asist tek goli i barazimit të 3-3 në minutën e 90′ me autor Gavranoviç.
Xhaka ka bërë një gjest të mrekullueshëm në konferencën për shtyp pas ndeshjes, ku trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkoviç ishte duke folur për këtë kualifikim, lojtari me origjinë shqiptare hyri në këtë konferencë dhe përpara se të ulej i dhuroi çmimin si lojtari më i mirë trajnerit Petkoviç, duke i thënë që ky është trofeu juaj.
Ndryshe, Granit Xhaka nuk do të luajë në ndeshjen e Zvicrës kundër Spanjës, kjo pas dy kartonëve të verdhë që ka marrë.
“This is for you, coach”
Granit Xhaka gave his Man-of-the-Match award to manager Vladimir Petkovic ❤️#SUI pic.twitter.com/00sbc5ZNyb
— Hayters TV (@HaytersTV) June 28, 2021