Teoria e çmendur e fansave: Thonë se nëse CR7 do ta bënte këtë që bëri Xhaka, Portugalia nuk do të eleminohej

Teoria e çmendur e fansave: Thonë se nëse CR7 do ta bënte këtë që bëri Xhaka, Portugalia nuk do të eleminohej

Talljet e fansave të largimit të shisheve të Coca-Colas nga konferenca për shtyp e Cristiano Ronaldos, kanë marrë një kahje tjetër pasi Granit Xhaka e piu atë para goditjeve të penalltive mes Francës dhe Zvicrës mbrëmë.

Kapiteni i Portugalisë rrëmbeu kryetitujt kur largoi shishet e Colas nga tavolina e konferencës, transmeton Periskopi.

36-vjecari tha ‘pini ujë’, gjë që i kushtoi markës së njohur të pijeve me plot 4 miliardë rënie në shitje.

Image

Por ylli i Zvicrës, Xhaka, e piu atë gjatë ndeshjes sikur të ishte futbollist i ‘Sunday Leagues’.

Pavarësisht se ai nuk gjuajti nga 11-metërshi, rezultati ishte mrekulli për Zvicrën, e cila fitoi 5-4.

Kështu, shfrytëzuesit e Twitterit reaguan shpejtë duke krahasuar perspektivat e fatit të ndërlidhura me Coca-Colan.

Një shkroi: ”Xhaka ndalet pas 120 minutave dhe merr një Cola. E sheh Ronaldo. Lojtarët elitarë e duan këtë pije.”

Një tjetër shkroi: ”Sikur Cristiano Ronaldo të kishte pirë Cola, ai ende do të ishte në Euro. Shikoni Xhakën.”

I treti shtoi: ”Po më thoni se Xhaka luajti 120 minuta, dhe pastaj mbyti një Cola, derisa motivoi bashkëlojtarët për ta varrosur Francën në penallti? Cfarë legjende.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: