Ademi e shikon ndeshjen Francë – Zvicër së bashku me Ceferin: Jam i lumtur dhe i nderuar që FFK ka vazhdimisht përkrahjen e UEFA-s

Ademi e shikon ndeshjen Francë – Zvicër së bashku me Ceferin: Jam i lumtur dhe i nderuar që FFK ka vazhdimisht përkrahjen e UEFA-s

Presidenti Agim Ademi ka parë nga afër ndeshjen fantastike mes Francës dhe Zvicrës.

Helvetikët kanë kaluar tutje falë një ndeshje të jashtëzakonshme, ku siguruan kualifikimin në çerekfinale pas ekzekutimit të penalltive.

Numri një i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka parë nga afër këtë super sfidë në National Arena të Bukureshtit.

Ademi ka qenë në shoqëri me numrin një të futbollit evropian, presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin.

Ai ka shkruar në profilin e tij në Facebook, se është i lumtur dhe i nderuar që FFK vazhdimisht ka përkrahjen e UEFA-s.

Postimi i plotë nga Agim Ademi:

Në këtë mbrëmje përplot emocion në “National Arena” të Bukureshtit, pata kënaqësinë të jem me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin, të cilin e falënderoj që më fton në çdo event të UEFA-s.
Takimi me presidentin Çeferin dhe drejtorin e Asociacioneve Kombëtare të UEFA-s, Zoran Lakovic ishte mjaft i frytshëm për futbollin e Kosovës. Jam i nderuar dhe i lumtur që FFK në vazhdimësi është nën përkrahjen e UEFA-s.
Vazhdojmë me krenari e përgjegjësi!

Shpërndaje në: