Arsenali bëhet i gjallë për Xhakën, katër postime për kosovarin
Granit Xhaka ka qenë objekt i përfoljes se mediave në Britani por edhe në vende të tjera për t’u larguar nga Arsenali gjatë kësaj vere
Madje, për këtë transferim të tij ka folur edhe vetë Graniti, i cili ka thënë se do të vendos pas Euro 2020 për të ardhmen e tij, ndërkohë që ka lavdëruar edhe skuadrën e AS Roma dhe trajnerin e ri të saj, Jose Mourinho.
Xhaka sonte pati ndeshjen e tij të karrierës, bëri asistimin për golin e fundit të Mario Gavranovic që barazoi rezultatin derisa ishte krucial që skuadra e tij të kalojë në çerekfinale sonte.
Fighting for a quarter-final spot ?#SUI | #EURO2020 pic.twitter.com/tFxGIPiDXI
— Arsenal (@Arsenal) June 28, 2021
Postimet për Xhakën Arsenali i filloi para fillimit të ndeshjes derisa ata patën edhe tri postime për Granitin pasi përfundoi ndeshja.
Colossal.
Congratulations, Granit – past France and into the quarter-finals! ?#SUI | #EURO2020 pic.twitter.com/KZpzRWIEck
— Arsenal (@Arsenal) June 28, 2021
“Kolosale. Urime Granit – eliminuan Francën dhe kaluan në çerekfinale”, ka qenë postimi i tyre i parë pas ndeshjes.
Në postimin e dytë ata njoftojnë fansat e Arsenalit se cila është ndeshja e radhës e Granitit dhe kundër kujt do të përballet Zvicra.
What it means ❤️#SUI | #EURO2020
— Arsenal (@Arsenal) June 28, 2021
Krejt në fund Arsenali e ka postuar edhe fotografinë ku Graniti është shpallur lojtarë i ndeshjes nga UEFA.
? What a performance! #SUI | #EURO2020 pic.twitter.com/Uyoxh5LQbA
— Arsenal (@Arsenal) June 28, 2021
“Çfarë paraqitje”, kanë shkruar ata.
Kujtojmë se Graniti është shumë afër për të ndërruar ambient gjatë verës pasi që atë me ngulm po e kërkon AS Roma.