Reagimi i rrallë i Andin Lokajt pasi komentoi ndeshjen e çmendur Francë-Zvicër

Reagimi i rrallë i Andin Lokajt pasi komentoi ndeshjen e çmendur Francë-Zvicër

Ishte një natë absolutisht spektakolare në Euro 2020, teksa pamë dy ndeshje të jashtëzakonshme.

Sapo menduam se është e pamundur të përmbushen standardet e ndeshjes që kishte filluar prej orës 18:00, Kroaci-Spanjë ku u shënuan plot tetë gola, Zvicra dhe Franca vijnë e na dhurojnë atë që na dhuruan sonte, shkruan Periskopi.

Ishte spektakël i vërtetë futbolli për 120 minuta, e pastaj penallti, me zvicëranët që eventualisht dolën triumfues pas penalltive, me rezultatin e kohës së rregullt që mbeti 3-3.

Granit Xhaka ishte ‘bossi’ i mesfushës padyshim dhe pikërisht kosovari dhuroi asistimin maestral për golin e barazimit të Zvicrës i cili, nën komentimin e Andin Lokajt, dukej edhe më përrallor.

Kur flasim për Lokajn, pas një paraqitjeje brilante të tij në 120 minuta komentim, ai ka dhuruar edhe një status interesant pas ndeshjes.

”Natë e paharrueshme. Ndeshje e mrrekullueshme e Xhakës. Bravo Zvicra,” ka shkruar ai në Facebook, duke ia bashkangjitur një foto të Xhakës duke festuar.

Kur dikush si Lokaj, i cili ka komentuar me qindra ndeshje futbolli, thotë se ishte ‘natë e paharruar’, e dini se është vula e netëve të paharruara. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: