Ishte magjik sonte por Granit Xhaka nuk do të luajë në çerekfinale kundër Spanjës
Granit Xhaka ishte absolutisht brilant sonte për Zvicrën, dhe në kualifikimin e saj në çerekfinale.
Mesfushori kosovar ishte i pakapshëm në mesfushë kundër Francës, teksa dhuroi edhe asistimin e golit të tretë në kohën shtesë të ndeshjes, duke e dërguar takimin në vazhdime, shkruan Periskopi.
Por Vladimir Petkovic do të duhet të gjejë ndonjë mënyrë për ta zëvendësuar atë në çerekfinale, ku arriti pasi djelmoshat e tij mposhtën francezët në penallti.
Kjo pasi, ylli i Arsenalit është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë, që nënkupton se ai do të mungojë në takimin e ardhshëm për shkak të pezullimit.
Këdo që e zëvendëson, e presin këpucë të mëdha për t’i mbushur.