Xhaka është dashur të gjuante në vend të Rodriguez: Benzema gjunjëzon zvicëranët me dy gola, meënjherë pasi humbën penalltinë
Zvicra pati mundësi të artë të shënonte edhe golin e dytë kundër Francës, por dështoi nga penalltia.
Cuditërisht, Rodriguez mori përgjegjësinë për të gjuajtur nga 11 metra, jo Xhaka, teksa goditjen e tij e priti për mrekulli Hugo Lloris në minutën e 55-të.
Shikoni më poshtë rastin.
Pak momente më vonë, Karim Benzema ka ngritur në qiellin e shtatë francezët.
Fillimisht ai barazoi rezultatin në minutën e 57-të, pas asistimit nga Kylian Mbappe.
Vetëm dy minuta më vonë, i njëjti kaloi në epërsi trekolorët, falë asistimit nga Antoine Griezmann.