Gjesti i turpshëm i Cristiano Ronaldos është kapur nga kamerat pas ndeshjes Belgjikë-Portugali
Ky është momenti shokues kur Cristiano Ronaldo goditi shiritin e kapitenit, disa sekonda pasi e hodhi në tokë, pas humbjes së Portugalisë.
Sulmuesi i Juventusit ishte qartazi i frustruar pasi kampionët në fuqi të Euros, u eleminuan nga Belgjikë, falë një goli spektakolar të Thorgan Hazardit, transmeton Perskopi.
Ronaldo u pa duke e hedhur shirtin në fushë, derisa lojtarët belgë po festonin që arritën në cerekfinale.
Dhe tani janë publikuar pamjet ku shihet 36-vjecari duke e hedhur e pastaj shqelmuar shiritin e kapitenit, derisa po futej në tunel.
Ky veprim është shikuar nga fansat si gjest mungese respekti dhe i turpshëm.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
Ronaldo threw the captain armband and kicked it after yesterday’s loss to Belgium ?
(via @Salahuldien) pic.twitter.com/DfPzPlrTeu
— ESPN FC (@ESPNFC) June 28, 2021