Ibrahimovic publikon trailerin e filimit të ardhshëm të tij ku rolin kryesor do ta ketë një kosovar

Ibrahimovic publikon trailerin e filimit të ardhshëm të tij ku rolin kryesor do ta ketë një kosovar

Zlatan Ibrahimovic ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme.

Suedezu ka filluar karrierën e tij si futbollist te Malmo më 1999.

Ai shënoi 18 gola në 47 ndeshje, duke ia siguruar vetes një transferim 8.7 milionësh tek Ajaxi, dy vite më vonë, transmeton Periskopi.

Karriera e Zlatanit që nga atëherë ka shkuar lart e më lart.

Ai ka luajtur për disa prej klubeve më të mëdha të botës, përfshirë Barcelonën, Interin, PSG-në dhe Manchester Unitedin.

Tash 39-vjecar, Zlatan vazhdon të bëjë gjëra të jashtëzakonshme në Serie A me Milanin.

Zlatan është një prej futbollistëve më të mëdhenj në histori të futbollit dhe tash është krijuar një film rreth karrierës së tij të jashtëzakonshme.

Filmi i ardhshëm quhet ‘Jam Zlatan’ dhe është prodhuar nga Lucky Red.

I drejtuar nga Jens Sjogren dhe i shkruar nga Jakob Beckman dhe David Lagercrantz, filmi është i bazuar në dokumentarin e Zlatanit me të njëjtin emër dhe mbulon ngritjen e tij nga fëmijëria te një prej sulmuesve më të mirë në planet.

Aktorët që do të luajnë në këtë film janë Dominic Bajraktari Andersson (11-13-vjec) dhe kosovari Granit Rushiti (17-23-vjec).

Zlatan publikoi trailerin në llogarinë e tij zyrtare në Twitter të hënën dhe mund ta shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: