Gjestet e Barthez që i nervozonin kundërshtarët para penalltive, thjesht nuk i shohim më nga askush

Gjestet e Barthez që i nervozonin kundërshtarët para penalltive, thjesht nuk i shohim më nga askush

Pak portierë të Premier Leagues kanë qenë aq të paparashikueshëm sa Fabien Barthez.

I aftë të kalonte nga brilanca te qesharakja javë pas jave, është befasi kur shikojmë prapa dhe shohim se Sir Alex Ferguson vendosi që atë ta mbajë si zgjedhje të parë të portierit te Manchester Unitedi për tre sezone, transmeton Periskopi.

Pasi zëvendësoi Peter Schmeichel, një prej më të mirëve në histori të Premier Leagues, Barthez kishte doreza të bujshme para vetes për t’i mbushur.

Sidoqoftë, Barthez fitoi dy tituj të Premier Leagues në ‘Old Trafford’, por dhuroi edhe disa momente absolutisht brilante përgjatë kësaj kohe.

Ai bënte gabime katastrofale, teksa vraponte nga zona në zonë duke dribluar kundërshtarët, madje merrte përgjegjësinë edhe të ekzekutonte rivëniet anësore.

”Mendova se po blija një portier,” kishte thënë Ferguson. ”Unë në fakt bleva një mbrojtës të majtë.”

Por Barthez dhuroi edhe disa pritje të penalltive për ‘Djajt e Kuq’, falë mënyrës si i nervozonte kundërshtarët që do të gjuanin.

Si tregon videoja e mëposhtme, Barthez do të qëndronte në afërsi të shtyllës për një kohë për t’iu futur në kokë gjuajtësit të penalltive, dhe kjo nganjëherë funksiononte… /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: