Belgjika me mjaft mund eleminon Portugalinë e Ronaldos, ndeshet me Italinë në çerekfinale

Belgjika me mjaft mund eleminon Portugalinë e Ronaldos, ndeshet me Italinë në çerekfinale

Belgjika ka shënuar fitore ndaj Portugalisë.

Belgët ia dolën të fitojnë me rezultat minimal 1 – 0, edhe pse e tërë ndesha u dominua nga portugezët.

Pjesa e parë nisi furishëm me dy skuadrat që synonin të realizonin sa më parë.

Portugalia rrezikoi për Diogo Jotas dhe Cristiano Ronaldos, por të pasuksesshëm.

Belgjika gjeti golin përmes Thorgan Hazard që realizoi supergol nga distanca (42′).

Në pjesën e dytë, Portugalia dominoi në të gjitha aspektet.

Kampioni momental i Evropës krijoi shumë aksione, provoi përmes kundëraksioneve, por të pasuksesshëm.

Ruben Dias ishte shumë afër të shënonte me kokë, derisa edhe Guerriero goditi shtyllën.

Kësisoj, epilogu përfundimtar doli të jetë 1 – 0.

Tani, Belgjika në çerekfinale do të takohet me Italinë.

Shpërndaje në: