Goli spektakolar i Belgjikës erdhi menjëherë pasi Courtois e poshtëroi keq Cristiano Ronaldon

Belgjika e ka mbyllur me epërsi pjesën e parë të ndeshjes kundër Portugalisë, në kuadër të 1/8 së finales në ‘Euro 2020’.
Thorgan Hazard shënoi një gol shumë të bukur nga jashtë gjashtëmbëdhjetëmetërshit për ta zhbllokuar rezultatin në minutën e 42-të.
Mirëpo, siç ndodh zakonisht, Cristiano Ronaldo ka gjithë vëmendjen në secilën ndeshje ku luan.