Çekia shokon Holandën dhe kalon në çerekfinale të Euro 2020, ku takohet me Danimarkën
Republika e Çekisë ka siguruar kalimin në çerekfinale të “Euro 2020” me fitore ndaj Holandës.
Edhe pse shumica nuk e prisnin, çekët ia dolën të triumfojnë me rezultat 0 – 2.
Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi, ngase asnjëra skuadër nuk arriti t’i konkretizojë rastet.
Holanda ishte më kërkuese, por edhe Çekia kishte disa raste përmes kundëraksioneve.
Gjërat u vështirësuan për Holandën nuk Matthijs de Ligt u ndëshkua me të kuq, pasi preku topin me dorë (55′).
Ishte Tomas Holes që zhbllokoi rezultatin duke shënuar me kokë pas asistimit të Kalas (68′) – VIDEO.
Golin e dytë, njëkohësisht gol që e kualifikon Çekinë tutje, e realizoi Patrick Schick pas një pasimi të bukur të Holes (80′) – VIDEO.
Në çerekfinale, Çekia do përballet me Danimarkën.