Fansja e ‘Tour de France’ po ndiqet nga policia pas përplasjes masive që e shkaktoi mes biçiklistëve
Policia është në kërkim të fanses së çiklizmit, e cila shkaktoi një prej përplasjeve më të këqija në histori të kompeticionit ‘Tour de France’.
Prokurorët britanikë lansuan një rast kriminal, pasi 21 garues u lënduan nga një shenjë e shkruar me dorë e spektatores, para se ajo të zhdukej nga vendi i ngjarjes, transmeton Periskopi.
Gruaja e paidentifikuar u kap nga kamerat duke mbajtur një shenjë që shkruhej ‘ejani, gjysh-gjyshe’, në miks mes frengjishtes dhe gjermanishtes.
Fansja po shikonte direkt në kamerën televizive dhe dështoi t’i vinte re çiklistët që po i afroheshin me shpejtësi.
Tony Martin, në anën e djathtë, u përplas duke e marrë me vete tërë ekipin Jumbo Visma.
Pati disa lëndime serioze si rezultat i përplasjes, me ngasësin Jasha Sutterlin që u desh të tërhiqej komplet nga gara. /Periskopi.com/
Huge crash on stage 1 of Le Tour de France today.
— MUHQ News (@MUHQNews) June 26, 2021
The worst Tour de France crash I’ve ever seen pic.twitter.com/1jngQE1pYg
— daniel (@cyclingreporter) June 26, 2021