Pamje që të lënë gojëhapur: Messi si 8-vjeçar duke shkaktuar ‘trazira’ në Argjentinë

Pamje që të lënë gojëhapur: Messi si 8-vjeçar duke shkaktuar ‘trazira’ në Argjentinë

Shumë besojnë se Lionel Messi është futbollisti më i madh në histori të këtij sporti.

Në fakt, është e vështirë të mos pajtohemi me këto aludime, transmeton Periskopi.

Argjentinasi ka fituar gjashtë ‘Topa të Artë’ – më shumë se çdo lojtar tjetër.

Ka shënuar gati 800 gola në karrierë dhe ka fituar çdo trofe që mund të fitohet me Barcelonën.

Por harroni çmimet dhe statistikat. Ju thjesht duhet ta shikoni Messin për ta kuptuar se ai është diçka tjetër.

Mënyra si ai lëvizë topin… mënyra si tejkalon mbrojtësit me një ulje shpatullash…

Thjesht nuk ka asnjë lojtar si ai.

Por a kishte lindur Messi me këtë talent të natyrshëm apo është diçka të cilën e ka mësuar tek akademia e Barcelonës.

Epo, pamjet sugjerojnë se ai në fakt ka lindur me këtë.

Para se të shndrrohej në superyll te Barça, Messi luante në Argjentinë për Neëell’s Old Boys.

Messi luajti për këtë klub mes moshës gjashtë dhe 12-vjeç dhe pamjet ku shihet ai absolutisht duke shkatërruar turnetë për të rinjtë në moshën 8-vjeçare, por bëjnë xhiro nëpër rrjetet sociale.

Vërtetë është jashtëzakonshme, teksa Messi – me shumë gjasë lojtari më trup-vogël në turne – vrapon prapa kundërshtarëve dhe bën lëvizje që askush i moshës së tij nuk mund t’i bëjë.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: