Storia e jashtëzakonshme e Rooneyt për Depay e shpjegon pse holandezi kurrë nuk ia doli te Man Unitedi

Storia e jashtëzakonshme e Rooneyt për Depay e shpjegon pse holandezi kurrë nuk ia doli te Man Unitedi

Karriera e Memphis Depay ka qenë me shumë ngritje e zbritje.

Gjithmonë ka qenë gjërësisht e ditur se superylli holandez posedon shumë potencial, por të jeni të sigurtë se pati shumë që besuan se ai kurrë nuk do ta përmbush këtë potencial.

Kur u transferua te Manchester Unitedi, Depay pati mundësinë të shndrrohet në superyll global, transmeton Periskopi.

Ai po luante në Premier League për klubin më të madh në botë – ishte nisja që mund ta dërgonte përtej kufijve karrierën e tij.

Fatkeqësisht për Depay, gjërat nuk shkuan ashtu. Dështimet e tij në ‘Old Trafford’ janë shumë mirë të dokumentuara, derisa ai shpejt e shndrroi veten në një figurë të padëshiruar, para se t’i tregohej dera.

Tash, legjenda e Unitedit, ëayne Rooney ka zbuluar se deri në Krishtlindje të sezonit të parë të Depayt, ai tashmë ishte dorëzuar në shpresën se holandezi do të ndizej tek Unitedi.

Në ‘Boxing Day’ më 2015, një gabim nga Depay u përcoll nga një gol i Stoke Cityt, që e la Louis van Gaalin afër tërheqjes.

Depay u largua nga loja brutalisht pas pjesës së parë dhe u urdhërua të stërvitej me rezervat diteën tjetër.

Rooney u mundua ta këshillonte atë, duke i thënë që ta merrte me kokën lart këtë detyrë dhe të mos shfaqej në stërvitjen e rezervave me gjëra të shtrenjta.

”Shiko, është paksa e vështirë,” Rooney i ka thënë atij – sipas ‘Daily Mail’. ”Vetëm mos eja me gjërat e tua të shtrenjta.

”Ai erdhi te rezervat me Rolls Roycen e tij, teksa kishte veshur një xhaketë të lëkurës dhe një kapele kaubojësh. Thjesht mendova, ‘cili është qëllimi?”’

Madje edhe observuesi i rastit e kishte vënë re arrogancën e Depay, një element që shumë lehtë ka mundur t’i kushtonte atij me akrrierë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: