Alma Bektashi fshin fotot me bashkëshortin, aludohet se i dha fund martesës?

Alma Bektashi fshin fotot me bashkëshortin, aludohet se i dha fund martesës?

Po qarkullojnë thashetheme se Alma Bektashi është ndarë nga bashkëshorti.

Këngëtarja Alma Bektashi ka kohë që nuk është shumë aktive në jetën publike.

Bektashi tash e një kohë nuk ka sjellë asgjë të re në muzikë, ndërsa çdo herë e ka mbajtë larg vëmendjes së medieve jetën private.

Sipas medieve shqiptare, këngëtarja i ka dhënë fund martesës me bashkëshortin Sokol Stafa, duke ndarë kështu rrugët me të.

Sipas “Panorama Plus”, dyshohet se bashkëshorti e tradhtoi këngëtaren me një psikologe 20 vite më të re në moshë.

Kjo sipas tyre është arsyeja që çoi në ndarjen e çiftit, madje edhe fotografitë që kishte me të, këngëtarja i ka fshirë nga rrjetet sociale.

Megjithatë, këngëtarja ende nuk është deklaruar lidhur me këto pretendime.

Shpërndaje në: