Këto janë datat kur do të takohet Prishtina me Ferencvarosin

Këto janë datat kur do të takohet Prishtina me Ferencvarosin

Prishtina do të luajë me Ferencvarosin në kuadër të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

Prishtina arriti ta mposht skuadrën nga Andorra, Inter Escaldes në kuadër të finales së ndeshjeve parakualifikuese të Ligës së Kampionëve duke shkruar historinë për t’u bërë skuadra e parë kosovare që arrin në kualifikime të Ligës së Kampionëve, shkruan lajmi.net.

Prishtina dominoi takimin dhe shënoi fitore me rezultatin 2-0 me golat e Endrit Krasniqit, min 45′ dhe 58′.

Kryeqytetasit tani do të përballen me skuadrën hungareze, Ferencvarosi në kuadër të rrethit të parë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në “Groupama Arena” në Budapest me 6 korrik, ndërsa ndeshja e dytë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” më 13 korrik.

Fituesi i këtij dueli do të përballet në çerekfinale të kualifikimeve me fituesin e Zalgiris/Linfield.

Shpërndaje në: