Pse nuk na pëlqen zëri ynë kur e dëgjojmë të regjistruar

Pse nuk na pëlqen zëri ynë kur e dëgjojmë të regjistruar

Arsyeja pse nuk e njohim zërin kur e dëgjojmë ka të bëjë me funksionet e veshit, në sipërfaqe, në mes dhe në brendësi të tij. Pjesa e mesme është ajo që forcon dhe mbart zërin në pjesën e brendshme, e cila e përkthen atë në sinjale në tru.

Tingujt që hyjnë në veshë tanë janë dy lloje: Ata që përcillen me ajrin (kur e dëgjojmë zërin të regjistruar) dhe ata që përcillen me kockat (kur e dëgjojmë zërin duke folur).

“Kur njerëzit e dëgjojnë zërin e tyre të regjistruar, mungojnë tingujt me të cilët janë mësuar ta dëgjojnë veten kur flasin. Dëgjojnë vetëm zërin ashtu siç e përcjell ajri, domethënë ashtu siç e dëgjojnë të gjithë”,- thekson otolaringologu Chris Chang.

Zëri që nuk na pëlqen kur e dëgjojmë, është ai që dëgjojnë të gjithë të tjerët. Dhe kjo është arsyeja e vetme që nuk na pëlqen zëri ynë kur e dëgjojmë të regjistruar.

Shpërndaje në: