Goal: Arsenali afër nënshkrimit me mbrojtësin 70 milionësh

Goal: Arsenali afër nënshkrimit me mbrojtësin 70 milionësh

Negociatat mes Arsenalit dhe Brightonit kanë përparuar për qendër-mbrojtësin 23 vjeçar Ben White.

Ekipi nga Londra e Veriut është afruar edhe më shumë për nënshkrimin e reprezentuesit anglez nga Brightoni.

Klubet kanë qenë në negociata të rregullta prej që oferta prej rreth 56 milionë dollarësh ishte refuzuar për White-n, raporton Goal, përcjell Periskopi.

Goal konfirmon që negociatat kanë përparuar dhe të dyja palët janë afër që të arrijnë një marrëveshje.

Arsenali pritet të paguajë 70 milionë dollarë për Whiten që është rezervist aktualisht me kombëtaren e Anglisë.

Ben White u bë lojtar i njohur pas huazimit të suksesshëm që kishte me Leeds Unitedin në Championship. /Periskopi

Shpërndaje në: