Shkencëtarët: Testi i thjeshtë i gjakut që detekton mbi 50 lloje të kancerit është i saktë

Shkencëtarët: Testi i thjeshtë i gjakut që detekton mbi 50 lloje të kancerit është i saktë

Një test fare i thjeshtë i gjakut që mund të detektojë më shumë se 50 lloje të kancerit para çdo shenje klinike apo simptome të sëmundjes është e saktë dhe mund të përdoret, kanë thënë skencëtarët.

Testi, që po ashtu do të pilotohet nga NHS-i në Angli prej shtatorit, ka për qëllim të identifikojë njerëzit me risk më të lartë të sëmundjes përfshirë pacientët 50 vjeçar apo edhe më të vjetër.

Ai është i aftë të identifikojë shumë tipe të sëmundjes që janë të vështira të diagnostikohen në fazat e hershme, të tilla si kanceri në kokë dhe qafë, kanceri ovarian, në pankreas, i ezofagut dhe disa kancere të gjakut, raporton Guardian, përkthen Periskopi.

Shkencëtarët thanë se gjetjet e tyre tregojnë që testi me saktësi ka detektuar kancerët shpesh edhe më shpesh se shenjat apo simptomat të paraqiten.

Testimi, i zhvilluar nga kompania amerikane Grail, kërkon ndryshimet kimike në fragmentet e kodit gjenedik që mund të rrjedhin nga tumoret në qarkullimin e gjakut.

Studimi i fundit ka zbuluar që testi ka shkallë impresive të lartë të saktësisë pasi shkencëtarët analizuan performancën e testit në 2823 njerëz.

Ky testim detektoi gabimisht sëmundjen në vetëm 0.5 për qind tërasteve.

Identifikimi i hershëm është kyç në mposhtjen e sëmundjes së kancerit. /Periskopi

Shpërndaje në: