Lodhje apo goditje nga dielli? Shenjat që ju ndihmojnë të kuptoni ndryshimin
Gjatë ditëve me mot të nxehtë, për shkak të ekspozimit ndaj diellit, rritet rreziku i goditjes nnga dielli dhe lodhjes nga dielli, dy gjendje mjekësore të dallueshme nga njëra-tjetra.
Simptomat
Simptomat që lidhen me goditjen ose lodhjen nga diellit mund të jenë shumë serioze. Të paturit ngërç në muskuj mund të jetë treguesi i parë që po përjetoni një gjendje që ka lidhje me të nxehtin.
Lodhja nga dielli mund të shfaqë simptoma si:
– lodhje e përgjithshme
– djersë të vazhdueshme
– puls i dobët, por më i shpejtë
– të përziera ose të vjella
– të fikët të mundshëm
– lëkurë e zbehtë
Goditja nga dielli mund të shfaqë simptoma si:
– temperaturë trupi më shumë se 39.4 gradë Celcius
– puls i shpejtë dhe i fortë
– humbje ose ndryshim i vetëdijes
– lëkurë e nxehtë, e kuqe, e thatë ose e lagur
Shkaqet
Shkaku kryesor i këtyre problemeve është pamundësia e trupit që të ftohet vetë. Djersa është mjeti natyror i trupit për t’ju ftohur. Nëse bëni stërvitje të tepërt ose punoni fuqishëm në mot të nxehtë ose në një dhomë të nxehtë, trupi mund të ketë vështirësi në prodhimin e djersës së mjaftueshme për t’ju mbajtur të freskët.
Shkaqe të tjera përfshijnë:
– dehidratim
– veshje të papërshtatshme
– konsumim i alkoolit
Faktorët e rrezikut
1. Mosha: Fëmijët nën moshën 4-vjeçare dhe të rriturit mbi 65 vjeç janë më të rrezikuar.
2. Ilaçe me recetë
3. Mbipesha
4. Ndryshime të papritura të temperaturës
Trajtimi
Nëse filloni të përjetoni simptoma si më psipër, përpiquni të gjeni një vend më të freskët nëse është e mundur. Për shembull, nëse jeni jashtë, kërkoni një zonë me hije. Nëse jeni në ambiente të mbyllura, hiqni një shtresë rrobash ose ndizni kondicionerin.
Gjithashtu mund të dëshironi të shtriheni, ose nëse kjo nuk është e mundur, ndaloni aktivitetin. Kjo mund të ndihmojë trupin të rregullojë temperaturën. Pini ujë që të jeni të hidratuar.
Nëse keni të përziera ose të vjella, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.