N’Golo Kante është shndrruar në një prej lojtarëve më të pasur në futboll

N’Golo Kante është shndrruar në një prej lojtarëve më të pasur në futboll

N’Golo Kante është një prej futbollistëve më të famshëm në botë dhe së fundmi është përfshirë edhe në listën e më të pasurve të ‘Sunday Times’.

Mesfushori i Chelseat dhe Francës, aktualisht që po aktivizohet në Euro 2020, ka akumuluar një pasuri impresive prej 30 milionë eurove por njihet si një person shumë modest dhe me këmbë në tokë, transmeton Periskopi.

Pavarësisht pasurisë së tij, Kante prapë frekuenton xhamitë lokale për t’u lutur me fansat, madje shfaqet edhe nëpër dasmat e fansave.

Edhe në fushë vërehet modestia e tij, teksa njëherë kishte refuzuar t’i ndëshkonte bashkëlojtarët në një ndeshje stërvitëse, ndërsa i vinte turp të pozonte me Kupën e Botës.

Nga stili i jetesës vërehet modestia e tij. Ai vozitë një ‘Mini Copper’ të thjeshtë.

Dhe nuk është e vështirë ta kuptojmë si francezi ia doli të ishte në vendin e shtatë të listës së të pasurve të ‘Sunday Times’. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: