Ballkani që shpenzoi më së shumti viteve të fundit po del të jetë në krizë financiare

Ballkani që shpenzoi më së shumti viteve të fundit po del të jetë në krizë financiare

Klubi Futbollistik “Ballkani” është njëra ndër klubet që ka shpenzuar më së shumti viteve të fundit në futbollin kosovar.

Ata përveç shpenzimeve që kanë bërë në merkato, poashtu kanë paraqitur një projekt disa milionësh për ndërtimin e stadiumit të skuadrës me fusha ndihmëse stërvitore.

Edhe në sezonin e ri “portokallinjtë” pritet të luftojnë për titullin kampion, dhe shpenzimet do të jenë edhe më të mëdha se në sezonin e fundit

Por siç duket klubi nga Suhareka në krye me Presidentin, Arsim Kabashi, janë në ‘krizë’ financiare dhe se komuna duhet t’i dalë në ndihmë.

Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, do t’i kërkojë asamblesë komunale që ta votojnë propozimin i cili klubit të Ballkanit do t’i ndahen 80 mijë euro nga kategoria e subvencioneve.

Më poshtë e keni Projekt – Vendimin!:

Shpërndaje në: