Cristiano Ronaldo top golashënuesi i Euro 2020 deri tash, kjo është lista e plotë

Cristiano Ronaldo top golashënuesi i Euro 2020 deri tash, kjo është lista e plotë

Cristiano Ronaldo po prin listën e golashënuesve në Kampionatin Evropian.

Sulmuesi portugez ka realizuar pesë gola në ndeshjet e fazës së grupeve.

Portugezi realizoi dy gola ndaj Hungarisë, një kundër Gjermanisë dhe dy përballë Francës.

Ndërsa me nga tre gola të realizuar janë disa futbollist si: Romelu Lukaku, Georginio Wijnaldum, Emil Forsberg dhe Patrick Schick.

36-vjeçari, po vazhdon me formën e tij fantastike edhe në këtë Kampionat Evropian.

Shpërndaje në: