Osijeku rikthen Dakun dhe ka një postim të dedikuar për të

Osijeku rikthen Dakun dhe ka një postim të dedikuar për të

Golashënuesi më i mirë i Super Ligës së Kosovës është rikthyer në skuadrën nga e cila ishte e huazuar, Osijeku II.

23 vjeçari sezonin e fundit ishte i aktivizuar në rradhët e klubit të Ballkanit, ku kishte realizuar plotë 33 gola në 43 ndeshje.

Shifra të frikshme këto për këdo, por lojtari pas përfundimit të sezonit është rikthyer në Kroaci ku ka vazhduar edhe me seancat stërvitore.

Osijeku ka publikuar disa foto të lojtarëve duke u stërvitur ku edhe e ka cekur rikthim e bomberit kosovar duke u shprehur me fjalët:

“Shënuesi më i mirë i ligës së Kosovës – Mirlind Daku, u bashkua me përgatitjet”

Shpërndaje në: