Khabibi nuk deshi t’ia thyente dorën kundërshtarit pasi prindërit e tij ishin duke shikuar nga rendi i parë

Khabibi nuk deshi t’ia thyente dorën kundërshtarit pasi prindërit e tij ishin duke shikuar nga rendi i parë

Khabib Nurmagomedovi është një anomali.

Shumë rrallë ndonjë luftëtar pensionohet kur është në formën më të mirë, dhe ndoshta më e rëndësishmja, plotësisht i shëndetshëm sic bëri luftëtari nga Dagestani.

Ai la prapa një karrierë të jashtëzakonshme: Luftëtari numër 1 pound-for-pound i UFC-së dhe një bilanc perfekt 29-0, transmeton Periskopi.

Dhe së fundmi, Khabibi ka treguar si kundër Justin Gaethjes ndryshoi mënyrën e luftimit pasi prindërit e tij ishin afër oktagonit dhe si u mundua që ta shmangte dëmtimin e dorës së tij.

”Fillimisht, shkova pas krahut të Gaethjes, dhe vetëm atëherë vazhdova me ngulfatjen trekëndësh. E kuptova se ai nuk do të dorëzohej dhe nuk desha t’ia gjymtoja dorën. Kështu, vendosa për ngulfatjen trekëndësh.

”Prindërit e tij ishin në tribunë, babai i tij, nëna… në rreshtin e parë. Pamjet nuk e tregojnë por kur u futa në kafaz, mund t’i shihja të ulur aty dhe duke më shikuar.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: