Budallenj se jo mahi: Fansat francezë aksidentalisht përfundojnë në Rumani pasi ngatërruan Budapestin me Bukureshtin

Budallenj se jo mahi: Fansat francezë aksidentalisht përfundojnë në Rumani pasi ngatërruan Budapestin me Bukureshtin

Një grup i fansave francezë që udëhtuan ta shikonin Kombëtaren në Hungari javën e kaluar, u desh ta përcillnin nga 830 kilometra distancë pasi e ngatërruan Bukureshtin me Budapestin.

‘Les Bleus’ ruajtën pozitën e parë në Euro 2020, Grupin F, pavarësisht se u ndalën me një barazim 1-1 të shtunën, transmeton Periskopi.

Ndeshja në Hungari u luajt në prani të fansave, por gjashtë po mungonin pasi disa fansa francezë të cilët kishin bileta për ndeshjen, udhëtuan gabim dhe përfunduan në Rumani.

Gazeta rumune, ‘Jurnalul National’ raporton se grupi nuk e kuptoi gabimin derisa shkuan në qendër të qytetit dhe filluan të pinë.

Grupi, i cili punon së bashku në një kompani kompjuterike, dështoi të njihte flamujt rumun apo gjuhën që po flitej në aeroport.

Dhe ata vunë re disa fansa ukrainas – të cilët ata besuan se ishin fansa të Hungarisë – e ata ishin në qytet të shihnin skuadrën e tyre të luanin kundër Austrisë, të hënën.

Një prej fansave të grupit shkroi: ”Ne menduam se ata ishin fansa hungarezë që po shkonin në ndeshje dhe ne i ndoqëm, duke menduar se ata ishin nga qyteti dhe e dinin rrugën për në stadium.

”Duhet të mësojmë më shumë për Evropën.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: