Ish-mbrojtësi legjendar anglez, John Terry merr licencën për trajner

Ish-mbrojtësi legjendar anglez, John Terry merr licencën për trajner

Legjenda e Chelseat, John Terry është aktualisht ndihmës trajner te Aston Villa, mirëpo shumë shpejtë tifozët mund ta shohin atë duke drejtuar ndonjë skuadër, kjo pasi ai ka konfirmuar se është licencuar për të ushtruar profesionin e trajnerit.

“Unë jam i kënaqur që kam përfunduar licencimin tim në Pro @uefa_official dhe FA @england”, ka shkruar Terry në Instagram.

“E kam dashur dhe shijuar këtë udhëtim, ku kam takuar dhe mësuar nga disa njerëz të mëdhenj gjatë kursit”.

“Një falënderim i madh për të gjithë stafin e FA të cilët kanë qenë të shkëlqyeshëm në mbështetjen tonë gjatë gjithë rrugës”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by John Terry (@johnterry.26)

Shpërndaje në: