Roy Keane tregon arsyen pse Jadon Sancho nuk ka startuar ende për Anglinë në Euro 2020

Roy Keane tregon arsyen pse Jadon Sancho nuk ka startuar ende për Anglinë në Euro 2020

Sancho ka qenë në super formë për Borussia Dortmundin këtë sezon, duke shënuar 16 gola dhe regjistruar 20 asistime në të gjitha garat, por ka pasur pak vend në planet e Gareth Southgate.

“Ne të gjithë ndjekim lojtarët se çfarë bëjnë çdo javë për klubet e tyre, por Gareth ka pasur tre ose katër javë me lojtarët dhe nuk ka mundur të përkushtohet me secilin personalisht,” tha Keane në ITV.

“Ai do të shikojë qëndrimin e lojtarëve ndaj stërvitjes, veçanërisht lojtarët që janë lënë jashtë, dhe ky është sigurisht një fëmijë i talentuar, transmeton Periskopi.

“Ajo që Anglia humbi natën tjetër ishte energji dhe ritëm shtesë, njerëzit që kalonin lojtarët dhe ky fëmijë do ta sjellë atë.”

Ish legjenda e Man Unitedit, është i bindur që Sancho do të vazhdojë të jetë i rëndësishëm për Anglinë në Euro 2020./Periskopi

Shpërndaje në: