Këto janë rreziqet nga gërhitja gjatë natës
Të gjithëve na ka ndodhur të paktën një herë të zgjohemi nga gërhitja e dikujt tjetër.
Ajo ndonjëherë mund të jetë simptomë e një gjendje të rëndë shëndetësore, dhe personi që gërhit nuk është i vetëdijshëm për këtë, shkruan “Sun”.
Është apnea që besohet se nuk është diagnostikuar në 85% të pabesueshme të rasteve, sipas “British Lung Foundation”.
Studime të ndryshme kanë lidhur apnean me vdekjen e parakohshme, presionin e lartë të gjakut, sulmin në zemër dhe goditjen në tru, por edhe shumë gjendje të tjera.
Apnea është një gjendje relativisht e zakonshme për të cilën gërhitja është një shenjë tipike.
Nëse e keni, frymëmarrja juaj ndalet për rreth 10 sekonda deri në një minutë ndërsa flini, dhe kjo përsëritet gjatë natës. Kjo shkaktohet nga relaksimi i muskujve të gojës dhe fytit, shkaqet e të cilave janë të ndryshme. Sapo truri të vërejë se çfarë po ndodh, ai përpiqet të të zgjojë dhe pastaj fillon të marrësh frymë përsëri.
Pavarësisht nga fakti që përsëritet rregullisht, shumë njerëz mund të flenë gjatë gjithë natës pa e ditur se çfarë po ndodh. Por gjatë ditës, ata mund të ndjehen të lodhur pa qenë të vetëdijshëm pse.
Sigurisht, vetëm sepse gërhitni nuk do të thotë që keni apnea. Ka shumë shkaqe të mundshme, si një natë e vështirë pas konsumit të tepërt të alkoolit ose pagjumësisë, madje edhe shtatzënisë ose mbipeshës. Por sa më shumë që të jetë gërhitja, aq më të ngushta janë rrugët e frymëmarrjes, andaj një gërhitje shumë e fortë që zgjon partnerin tuaj mund të jetë një shenjë e apnesë.
Urinimi i shtuar gjatë natës mund të jetë shenjë e shumë kushteve, përfshirë apnean. Ndodh për shkak të efektit domino të zgjimit vazhdimisht natën.
Mary Umlauf nga Universiteti i Alabama zbuloi se 84 për qind e njerëzve me apnea e kanë këtë simptomë.
“Oksigjeni zvogëlohet, dyoksidi i karbonit rritet, gjaku bëhet më acidik, pulsi bie dhe enët e gjakut në mushkëri ngushtohen. Gjatë kësaj kohe, zemra sekreton një proteinë të ngjashme me një hormon që i thotë trupit të heqë qafe natriumin dhe ujin, gjë që rezulton në urinim natën ”, shpjegoi mjeku.
Megjithëse nuk mund ta kuptoni që jeni zgjuar gjatë natës, kjo mund të çojë në një ndjenjë lodhjeje gjatë ditës që mund ta bëjë më të vështirë për ju të kryeni aktivitete dhe detyra të përditshme.
Njerëzit që kanë apnea shpesh raportojnë vështirësi në përqendrim dhe probleme me kujtesën. Nëse flini keq, ka shumë mundësi që të nesërmen të jeni nervoz.
Zgjimi me dhimbje koke është një shenjë shumë e zakonshme e apnesë. Sipas një studimi të fundit, dhimbjet e kokës në mëngjes prekin deri në gjysmën e pacientëve që vuajnë nga apnea.
Studiuesit besojnë se dhimbja e kokës shkaktohet ndoshta nga vazodilatacioni, përkatësisht zgjerimi i enëve të gjakut i shkaktuar nga mungesa e oksigjenit.