Mbyllet pjesa e parë: Nuk ka gola në ndeshjen parakualifikuese të CL mes Prishtinës dhe Folgore

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Prishtinës dhe skuadrës nga San Marino, Folgore, shkruan Periskopi.
Takimi është duke u luajtur në ‘Elbasan Arena’ të Shqipërisë dhe ka filluar nga ora 20:00.
Përkundër rasteve, gola në pjesën e parë nuk pati, me kryeqytetasit që do ta kërkojnë fitoren në intervalin e dytë.
Në rast se triumfojnë në këtë takim, Prishtina do të mund të përballet me fituesin e duelit mes HB Torshavn e Inter Escaldes, që po ashtu fillon nga ora 20:00.