Dy klube kosovare fitojnë shuma marramendëse pas transferimit 10.5 milionësh të Rashicës te Norwichi

Dy klube kosovare fitojnë shuma marramendëse pas transferimit 10.5 milionësh të Rashicës te Norwichi

Milot Rashica sot kompletoi transferimin nga Werder Bremeni te Norwich City.

Ylli kosovar kalon në Premier League për një shumë prej 10.5 milionë eurove, shkruan Periskopi.

Ai ka shënuar 27 gola në 100 paraqitje në të gjitha garat për ëerderin.

Sidoqoftë, Bremeni nuk është klubi i vetëm që do të pasurohet nga shitja e tij.

Në fakt, dy klube kosovare që janë marrë me zhvillimin e Rashicës së futbollist kanë përfituar shuma të majme.

Vushtrria do të përfitojë plot 143 mijë euro, ndërsa Kurda – kjo më shumë shkollë se klub – do të marrë 176 mijë euro, gjithnjë sipas gazetarit Arlind Sadiku. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: