Deontay Wilder po duket në formë absolutisht drithëruese para meçit të tretë me Tyson Furyn

Deontay Wilder po duket në formë absolutisht drithëruese para meçit të tretë me Tyson Furyn

Një video e stërvitjes së Deontay Wilderit është publikuar në rrjetet sociale dhe e drejtë të themi se ai duket në formë madhështore fizike, para meçit që kompleton triologjinë kundër Tyson Furyt muajin e ardhshëm.

‘Bomberi i Bronztë’ ishte i vendosur edhe për një meç të tretë me rivalin britanik, por për shkak të pandemisë dhe dështimit të materializimit të bisedimeve, Fury filloi bisedimet me Anthony Joshuan me shpresën se do të bëhej kampion i unifikuar i peshës së rëndë.

Mirëpo, gjykatësi i arbitrazhit, Daniel Weinstein mori vendim se ‘Gypsy King’ është i obliguar të përballet për herë të tretë me Wilderin.

Të dy boksierët duket se janë të vendosur për fitore, por është Wilder ai që po zbulon më shumë sa i përket progresit fizik. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: