Sergio Ramos po e finalizon transferimin te gjiganti anglez, kontrata dy-vjeçare gati

Sergio Ramos po e finalizon transferimin te gjiganti anglez, kontrata dy-vjeçare gati

Sipas Todofichajes, qendërmbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos është duke e finalizuar transferimin te Manchester Unitedi.

Mediumi i lartëpërmendur potencon se Man United ka treguar më së shumti interesim për Ramosin, prej kur u konfirmua se ai do të largohet nga Real Madridi këtë verë, transmeton Periskopi.

Raporti sugjeron se Ramosi është në bisedime me Unitedin dhe nëse finalizohet marrëveshja sipas planit, spanjolli do të nënshkruajë kontratë dy-vjeçare me ‘Djajt e Kuq’.

Skuadra nga Mançesteri raportohet se e ka pasur në vëzhgim qendërmbrojtësin që nga vera e kaluar dhe një transferim për 35-vjeçarin mund të finalizohet në fund të muajit.

Nuk është zbuluar paga e Ramosit me kontratën e re, por te Real Madridi ai po fitonte 345 mijë euro në javë. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: