Këto 5 mite për lëkurën nuk duhet t’i besoni më
Nëse ju zgjoheni me një puçërr, është e lehtë të fajësoni picën që hëngrët një natë më parë. Por, jo të gjitha besimet e përhapura rreth lidhjes së lëkurës me dietat janë të vërteta, thonë dermatologët. Këtu janë pesë mite që nuk duhet t’i besoni më.
Kafeja është e mirë për lëkurën tuaj
Kafeja nuk është e rrezikshme në vetvete, megjithatë, është një diuretik, i cili mund të çojë në dehidrim dhe lëkurë të thatë, cilëson dermatologia Dr. Rhonda Klein, partnere në Dermatologji Moderne në Westport, Connecticut. Shijojeni në mënyrën më të mirë të mundshme pijen tuaj të preferiar të mëngjesit.
Pluhurat e kolagjenit përmirësojnë lëkurën
Nga pilulat tek pijet, si trajtime ideale për lëkurën, ne duket se nuk e marrim mjaftueshëm sasinë e kolagjenit. Dhe ndërkohë që mund të keni përfitime të tjera, marrja e saj ndikon drejtpërdrejtë në lëkurën tuaj. “Ajo do të tretet nga sistemi gastrointesinal dhe nuk do të ketë ndikim direkt në lëkurë”, vijon dermatologia.
Çokollata e bën lëkurën tuaj të shpërthejë nga aknet
Në të vërtetë, efekti i çokollatës në lëkurë varet nga përbërësit dhe lloji i çokollatës. Çokollata e errët, mund të ketë një ndikim pozitiv në lëkurë dhe në shëndetin tuaj të përgjithshëm. “Çokollata e errët me më shumë se 70% kakao është një burim i shkëlqyer i antioksidantëve, i cili ka një rol mbrojtës për lëkurën dhe organet e tjera” shpjegoi Palm.
Ushqimi i yndyrshëm shkakton dëmtim të lëkurës
Yndyra mund të bllokojë poret tuaja dhe të çojë në shfaqjen e puçrrave në fytyrë. Përveç kësaj, ushqimet e yndyrshme mund të kenë përbërës që përdoren gjatë skuqjes që nxisin inflamacionin, i cili nuk është i mirë për lëkurën apo sistemet e tjera të organeve.
Avokado është një përbërës ideal në maskat e fytyrës
Megjithëse avokado, frutat, agrumet dhe madje arrat e ndryshme shpesh sugjerohen si përbërës kyç në maskaose exfoliants në kushtet e shtëpisë, dermatologia Palm tha se këto këshilla nuk zbatohen për të gjithë. “Individët me alergji lateks mund të reagojnë ndaj maskave me avokado, si dhe çdo gjë që përmban gështenja, banane, frut pasioni, selino, patate, domate apo kivi”, shpjegoi ajo. Në raste të caktuara këto maska mund të shkaktojnë skuqje të bezdisshme, e në rastet më fatale simptoma sistematike të tilla si vështirësi në frymëmarrje, anafilaksi, etj.