Neveritëse: Boksieri diskualifikohet pasi vazhdimisht shqelmoi në kokë kundërshtarin pas nokautit

Neveritëse: Boksieri diskualifikohet pasi vazhdimisht shqelmoi në kokë kundërshtarin pas nokautit

Ky është momenti shokues nga një meç boksi, i cili përfundoi në mënyrë neveritëse kur një boksier profesionisht shqelmoi kokën e kundërshtarit.

Saul Farah, 38-vjeçar, nga Bolivia, u duk se do të ndalej nga Pedro Tabares kur incidenti shokues – i shfaqur më poshtë – zuri vend, transmeton Periskopi.

Meçi u duk se po shkonte normalisht, derisa Tabares filloi të tregonte dominim dhe të merrte kontrollin e kontestit.

Por në gjysmën e rundit të gjashtë, ai nokautoi bolivianin dhe vazhdoi tutje duke e shqelmuar atë në kokë derisa ai ishte i shtrirë.

Gjyqtari shpejt kërkoi të ndalej kontesti dhe e largoi Tabaresin nga trupi i shtrirë i kundërshtarit.

Farah u shpall fituesi i meçit, derisa po mjekohej në qoshe për plagët e marra në kokë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: