Leo Messi dhuroi një prej momenteve më të ftohta në futboll, pas ndërhyrjes horror nga Sergio Ramos

Leo Messi dhuroi një prej momenteve më të ftohta në futboll, pas ndërhyrjes horror nga Sergio Ramos

Edhe pse e dominoi në shumë përballje, ikona e Barcelonës, Lionel Messi sigurisht se do të ndihet i shliruar nga largimi i Sergio Ramosit nga Real Madridi.

Ramos e ka lënë Madridin pas 16 sezoneve në ‘Bernabeu’, teksa dështoi të arrinte marrëveshje me gjigantin spanjoll në lidhje me kontratën e re, transmeton Periskopi.

Lajmi për largimin e Ramosit duhet të ketë qenë muzikë për veshët e të gjithë atyre që lidhen me Barçën, përfshirë Messin.

Argjentinasi pritet të nënshkruajë kontratë të re në ‘Camp Nou’, pas shumë muajve spekulime rreth të ardhmes së tij.

Messi e ka gjetur veten në disa raste viktimë të ndërhyrjeve brutale nga Ramos ndër vite.

Një prej më të rëndave erdhi në humbjen 5-0 të Real Madridit në ‘Camp Nou’, në nëntor të vitit 2010.

Kur Messi dribloi drejt portës së Madridit në kërkim të golit të gjashtë të Barcelonës, Ramosi e goditi jug-amerikanin direkt në këmbë me një prej ndërhyrjeve më cinike që keni parë ndonjëherë.

Ramos pastaj shtyu për fytyre Carles Puyolin, para se t’i tregohej direkt i kuqi.

Pasi mori trajtimin mjekësor, Messi ngadalë u nis drejt vijave kufizuese derisa po e shikonte rezultatin në tabelë, me turmën që e unifikuar po e brohoriste emrin e tij.

Fytyrat e Cristiano Ronaldos dhe trajnerit të Madridit, Jose Mourinho, tregojnë shumë.

Është përshkruar si ‘një prej momenteve më të ftohta në histori të futbollit’ nga Messi, në një klip që ka shkuar viral.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: