Mban frymën Skocia: I del me Covid lojtari kryesor në prag të ndeshjes vendimtare
Planet e Skocisë për ndeshjen vendimtare kundër Kroacisë në Hampden Park janë prishur seriozisht pasi Billy Gilmour, që ishte i jashtëzakonshëm në barazimin e kësaj kombëtareje ndaj Anglisë, doli pozitiv për Covid-19.
Kjo bën që 20 vjeçari i Chelseat të detyrohet të futet në izolim për 10 ditë.
Në njoftimin nga Federata e Skocisë të hënën thuhet: “Federata e Skocisë mund të konfirmojë që një anëtar i Ekipit Kombëtar, Billy Gilmour, ka dalë pozitiv për Covid-19.”
Gilmour do të izolohet në dhomën e tij derisa ekipi i Steven Clarke do të provojë të fitojë kundër Kroacisë me shpresë të kalojnë në fazën e eliminimit direkt.
Nuk dihet nëse Gilmour mund të ketë infektuar edhe ndonjë bashkëlojtar tjetër me virus.
Skocia do ta mbajë frymën në këtë aspekt. /Periskopi