Thiago shpërthen në intervistën e fundit, thotë se e urren futbollin modern

Thiago shpërthen në intervistën e fundit, thotë se e urren futbollin modern

Futbolli ka ndryshuar kaq shumë në vitet e fundit.

Kemi filluar të shohim çdo herë e më shumë teknologjinë duke u përfshirë në lojë, transmeton Periskopi.

VAR u soll në Premier League në fillim të sezonit 2020/21 dhe ka pasur shumë kritika.

Shumë besojnë se VAR po e vret lojën dhe duhet të largohet. Thiago e ka poashtu këtë mendim.

Ylli i Liverpoolit ka shkuar aq larg në intervistën e fundit, sa që ka thënë se ‘urren futbollin modern’ për shkak të ndryshimeve që po ndodhin në të.

”E urrej mentalitetin e futbollit modern; jam më klasik në sjellje. Dhe pastaj është VAR, të cilin e kam kundërshtuar gjithmonë. Largon esencën,” tha ai.

”Ne bëjmë gabime kur luajmë, gjyqtarët bëjnë gabime gjithashtu. Shumë momente mitike nuk do të ekzistonin me VAR. Dhe kur shënoni një gol brilant nga gjysma e fushës, ju po prisni. Duke menduar ‘shpresoj se nuk pati një ndërhyrje gjatë aksionit. Shpresoj se nuk pati pozitë jashtë loje, shpresoj’.” /Periskopi.com/

 

 

Shpërndaje në: