Alarmi për bombë ngrit në këmbë policinë para ndeshjes Itali-Zvicër

Alarmi për bombë ngrit në këmbë policinë para ndeshjes Itali-Zvicër

Një alarm për bombë ka ngritur në këmbë të gjithë policinë e Romës, ndërkohë që për pak pritet të nisë ndeshja Itali-Zvicër.

Alarmi është dhënë vetëm pak minuta më parë, në sheshin “Mazzini”, shumë pranë stadiumit ‘Olimpico’, ku dhe pritet të luhet ndeshja mbrëmjen e sotme.

Policia ka dalë në terren dhe po kryhen kontrolle. Për momentin qarkullimi në këtë zonë është ndaluar.

 

Shpërndaje në: