Pamjet nga kamerat lart të golit me 33 pasime të Portugalisë mbrëmë, janë definicioni i bukurisë
Portugalia e la për shumë vonë ta kryente punën në ndeshjen hapëse të Euro 2020 për të, kundër Hungarisë.
Skuadra e Fernando Santos u fut në përballjen me hungarezët si favorite absolute.
Por hasi në vështirësi t’i thyente kundërshtarët në Budapest, transmeton Periskopi.
Ata më në fund arritën të gjejnë rrugën e golit në minutën e 84-t.
Ishte një autogol, teksa dy golat e tjerë i realizoi Cristiano Ronaldo.
Pesë herë ‘Topi i Artë’ shkroi historinë me golin e parë, duke u bërë futbollisti i parë në histori të Kampionatit Evropian që shënon 10 gola.
Sidoqoftë, goli i dytë i Ronaldos erdhi pas 33 pasimeve, para se ta kalonte edhe portierin dhe të shënonte në portën e hapur.
Ishte një gol absolutisht drithërues, i cili duket edhe më i bukur nga lartë.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
The 33-pass Portugal goal, in full, from above.
Poetry. pic.twitter.com/qE9EAgzBPY
— Henry Bushnell (@HenryBushnell) June 15, 2021